MENDIME

Salaj: Rrugëtimi i gazetës së vetme në gjuhën shqipe “Koha Javore” (1)

Bojkoti si formë e rezistencës mediatike Shtatë vjet pas daljes nga shtypi të gazetës së vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “Koha Javore”, vendosëm njëzëri si staf të bojkotojmë botimin e saj duke shprehur pakënaqësinë me vendimin e udhëheqjes së Shoqërisë Aksionare Gazetare, Botuese dhe Grafike (Bordit të Drejtorëve) …

Read More »

KaosiUrbanistiknë Ulqin: Legalizim apo LegjitimimiPaligjshmërisë?

Lexova këto ditë se në Ulqin po zhvillohet një proces i gjerëpër regjistrimin dhe legalizimin e ndërtimeve të bëra pa lejendërtimi. Qëllimi zyrtar është “formalizimi i pronësisë” dhe“vendosja e rendit urban”. Cka me beri kurioze eshte se si eshtee mundur qe Komuna nuk e ka nje liste me ndërtime  pa leje, porkerkon qe pronaret ta bejne regjiostrimin e tyre. Por ky procesngre një pyetje tedhe me të rëndë:Si mund të legalizohet diçka që në thelb është e paligjshme?Dhe më tej — kush mban përgjegjësinë që ndërtimet e paligjshme u bënë fakt i kryer? Caf Boga Një trashëgimi e gjatë kaosi planifikues Prej dekadash, Ulqini është shembull tipik i asaj qëquhet urbanizim spontan. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 90 përqind e ndërtimeve në territorin e komunës janë ngritur jashtëplaneve urbanistike, pa leje ndërtimi ose me shkelje të rënda tëtyre.Në zona si Shtojin e Poshtem (Donji Shtoj), Pinjëshi, apo kodratpranë bregdetit, ndërtesat janë rritur si kërpudha pas shiut — shpejt, pa kontroll, disa mbi toka publike ose turistike. Ndërsa planet urbanistike mbeteshin nëpër dosje, realitetindërtohej vetë, ditë pas dite.Ajo që duhej të ishte një qytet bregdetar me zhvillim tëplanifikuar, u kthye në një mozaik ndërtimesh të improvizuaraapo thjeshtë në një xhungël urbanistike, ku ligji erdhi gjithmonëme vonesë. Legalizimi: një kompromis i vjetër i rajonit Legalizimi i ndërtimeve pa leje nuk është shpikje ulqinake — është një praktikë ballkanike që shfaqet sa herë që ligji dështonnë parandalim.Në teori, legalizimi është proces administrativ që i jep një status juridik ndërtesave ekzistuese, në mënyrë që pronarët të mund tëregjistrojnë pronën, të paguajnë taksa dhe të përfitojnë siguriligjore. Por në praktikë, shpesh është një amnisti e heshtur përpaligjshmërinë, një mënyrë për të thënë:“Meqë e ndërtuat, hajde ta pranojmë siç është.” Kur ligji përshtatet me shkelësin Në parim, një ndërtim që është bërë jashtë planit urbanistik nukmund të legalizohet. Por ligjet ndryshojnë.Përmes “amendamenteve” apo “planeve të reja zhvillimore”, shumë ndërtime që dje ishin të paligjshme, sot shpallen “tëpërputhshme”.Ndërtesa mbetet e njëjtë — ndryshon vetëm letra që e justifikon. Në formë juridike kjo quhet reformë urbanistike; në gjuhën e përditshme, kjo është përdorje e ligjit për të kthyerpaligjshmërinë në normalitet.Këtu ndodh momenti kritik:  shteti dhe qytetari ndërrojnë rolet.Në vend që qytetari t’i përshtatet ligjit, ligji fillon t’i përshtatetqytetarit — dhe prej asaj pike, kufiri mes legalitetit dhekorrupsionit bëhet i paqartë. Legalizim apo korrupsion institucional? Jo çdo legalizim është korrupcion.Ka raste kur procesi është transparent, publik dhe i motivuar ngaarsye praktike — si për shembull, për të siguruar kushte tëbanimit për familje që nuk kanë alternativa.Por kur ndryshimet ligjore bëhen në mënyrë selektive, për tëshpëtuar investitorë të caktuar, apo kur planifikimi përdoret sipretekst për përfitime private, atëherë flasim për korrupcion tëinstitucionalizuar. Në këto raste, legalizimi nuk është reformë — është shpërblimpër shkeljen.Dhe qyteti paguan çmimin: humbet hapësira publike, estetika, rendi, e mbi të gjitha besimin tek ligji. Kush e humbi kontrollin? Faji është i shpërndarë, por zinxhiri është i qartë: • Komuna e Ulqinit ka dështuar në mbikëqyrje, shpesh duke mbyllur sytë ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në zonat me vlerë turistike. • Qeveria qendrore ka vonuar ose nuk ka zbatuar planet kombëtare, duke lënë hapësirë për vakum ligjor. • Inspektorati i ndërtimit ka reaguar vonë dhe shpesh nëmënyrë selektive. • Investitorët kanë vepruar me bindjen se “më vonë do tëlegalizohet”. • Dhe shoqëria, në një kuptim më të gjerë, e ka pranuar këtë sinjë “normalitet ballkanik”. Në një sistem të tillë, askush s’është plotësisht fajtor — por tëgjithë janë bashkëfajtorë. Një mundësi për të filluar ndryshe Ulqini ka ende shansin të ndryshojë drejtim, nëse legalizimipërdoret si mjet për të vendosur rregull, jo për ta justifikuarmungesën e tij.Kjo do të thotë që: • legalizimi të kufizohet vetëm në rastet e banimit familjar, • zonat bregdetare dhe natyrore të mbrohen pa kompromis, • dhe planet urbanistike të jenë reale, jo fiktive. Sepse në fund, qyteti nuk matet me numrin e ndërtesave, porme cilësinë e rendit që krijon.Një qytet që legalizon gjithçka, humbet aftësinë të planifikojëdiçka. …

Read More »

Përmendore për kriminelët, heshtje për shqiptarët

Nga Xheladin Zeneli Kohë më parë qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin për ngritjen e monumentit të mitropolitit serb Amfillohije Radoviq (1938-2020). Kush ishte mitropoliti Amfillohije ? Për një kohë të gjatë Amfilohije ka qenë prijës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi dhe i njohur …

Read More »

Kulti i Gjon Vladimirit – Historia që po na zhbëhet para syve

PËR ÇKA I SHËRBEN NJË KOMBI FEJA OSE RELIGJIONI Nga Haxhi Zeneli Kush ishte Gjon Vladimiri dhe pse po e harrojmë? Në viset e Anës së Malit, aty ku dikur sundon princi arbër Gjon Vladimiri, sot po ndodh një zbehje e kujtesës historike. Me përhapjen e islamit në trojet shqiptare,filloi …

Read More »

Vendbanimet antike ilire në Shas shndërrohen në zonëturistike, opinioni publik hesht

Ali Salaj Biznesmeni arab Mohamed Alabbar me kompaninë e tij, më në fund, po vendoset në Shas, pranë qytetit të lashtë ilir dhe në breg të liqenit më të virgjër dhe më piktoreskë në Malin e Zi dhe rajon. Është i njëjti Alabbar, të cilit iu refuzua  projekti i tij për ti menaxhuar disa plazhe të Ulqinit si …

Read More »

Si po i ngritet monumenti metropolitit antishqiptar Amfilohije, para hundëve të përfaqësuesve  politikë shqiptarë ?!

Ali Salaj Miratimi i propozimit për ngritjen e monumentit metropolitit serb Amfilohije, shpërfilli edhe një herë Qeverinë e Malit të Zi, e veçanërisht përfaqësuesit politikë shqiptarë  në pushtet. Ky vendim u miratua para një jave, në një mbledhje elektronike, ku në mënyrën më skandaloze injorohet edhe ligji në fuqi, i …

Read More »

Në Ulqin,rënie e numrit të pushuesve !

  Shkruan: Esat Mehmeti Numri i pushuesve në Ulqin, në krahasim me vitet e mëparëshme ka pësuar rënie dhe sezoni turistik në pikun e tij duket i dështuar. Turizmi patriotik, ai i kosovarëve apo i shqiptarëve të Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe vendeve të tjera ku jetojnë shqiptarët, duket se na …

Read More »

A po u vjen fundi drejtorëve politikë në ndërmarrjet tona publike?!

Ali Salaj Ligji për menaxhimin e ndërmarrjeve dhe pronavepublike parashikon depolitizimin dhe profesionalizimin e tyre duke eliminuar çdo emërim politik për drejtorëtdhe bordet (këshillat drejtuese). Ky ligj është detyrim nga ana e Bashkimit Evropian në procesin e anëtarësimit dhe të reformës në Malin e Zi. Përmirësimi i këtij kuadri rregullator duhet të përmbyllet deri …

Read More »

Përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe heshtja që flet

Ali Salaj Veprimi dhe komunikimi politik i përfaqësuesve të partive shqiptare në Malin e Zi, në shikim të parë duket parimor dhe besnik me opinionin dhe me  zgjedhësit e vet, por në fakt është tepër i rrejshëm dhe abstrakt dhe pa ndonjë interes kombëtar dhe jetik për të ardhmën. Publikut  …

Read More »

Shqiptarët në Malin e Zi  pa një kanal të veçantë në Televizionin publik

Nga Ali Salaj Me dispozita ligjore Mali i Zi përcakton të drejtën e informimit në gjuhën e pakicave, ashtu siç përcaktohet edhe detyrimi i shtetit ndaj informimit publik në gjuhën e tyre. Edhe pse në hapësirën tonë ligjore dhe politike flitet për një garantim dhe respektim të identitetit të popujve …

Read More »