GLOBALE

Arma e re e Rusisë kundër së cilës Ukraina nuk ka mbrojtje: Dronët kamikazë me fibër optike

Nga Ibrahim Naber Ukrainë – Në fushëbetejat e luftës në Ukrainë, Rusia po përdor gjithnjë e më shpesh një armë të re: dronë kamikazë të lidhur me kabllo shumë të holla prej fibre optike, të cilat janë të paprekshme nga sistemet elektronike të bllokimit të sinjaleve. Kjo teknologji i ka dhënë …

Read More »

Irani: 224 civilë të vrarë dhe mbi 1,200 të plagosur nga sulmet izraelite

Teheran – Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Hossein Kermanpour, ka bërë të ditur se pasojat e sulmeve izraelite në territorin iranian kanë qenë tragjike dhe hedhin poshtë pretendimet se “Izraeli synon vetëm objektiva ushtarake”. Sipas Kermanpour, në vetëm 65 orët e fundit, një total prej 1,481 personash janë …

Read More »

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë – Trumpi ta vazhdojë mbështetjen për Kievin

Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka thënë se Rusia ka regjistruar tashmë viktimën e saj të 1 miliontë, ndërsa sipas tij, nga pala ukrainase janë rreth 400 mijë të vrarë ndërsa theksoi se megjithë numrin e madh të viktimave, nuk ka ende një sukses diplomatik në bisedimet mes dy palëve. …

Read More »

Bomba në ditën e Bajramit/ Izraeli sulm mbi Bejrut: Goditëm grupin Hezbollah

Izraeli bombardoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje kryeqytetin Libanez Bejrutin duke deklaruar se kishte në shënjestër një njësi të grupit militant Hezbollah që po prodhonte drone me  mbështetje financiare nga irani. Sulmet ndodhën në prag të festës së Kurban Bajramit (Eid al-Adha), një prej festave …

Read More »

Nuk kalon rezoluta për armëpushim në Gaza, SHBA-ja vë veto

Shtetet e Bashkuara të mërkurën i vunë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për armëpushim dhe qasje të pakufizuar humanitar në Gaza, të cilën Uashingtoni pretendonte se dëmtonte diplomacinë e vazhdueshme për zgjidhjen e konfliktit. Ky ishte votimi i parë i organit 15-anëtarësh mbi …

Read More »

Shefja e KE-së dënon sulmet “e neveritshme” izraelite në Gazë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar valën “e neveritshme” të sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit ndaj objekteve civile në Gazë, përfshirë ndaj një shkolle. Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me Mbretin Abdullah të Jordanisë më 27 maj. Ekipet e shpëtimit …

Read More »

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë në mediat sociale pas sulmit rus me dron dhe raketa gjatë natës, duke thënë “heshtja e Amerikës dhe heshtja e të tjerëve në botë vetëm sa e inkurajon Putinin”. Presidenti ukrainas filloi duke falënderuar ekipet e shpëtimit që punojnë në 30 qytete dhe fshatra …

Read More »

Rrjeti i OJQ-ve Palestineze dënon grabitjen e ndihmave humanitare në Gaza

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare Palestineze dënoi ashpër grabitjen e një konvoji prej 17 kamionësh të Programit Botëror të Ushqimit nga një grup banditësh të armatosur, nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite, në rrugën Salah al-Din. Kamionët po transportonin miell për furrat e bukës në qytetin e Gazës dhe në zonat veriore, …

Read More »

“Kam qenë i frikësuar se kjo do ndodhte dhe ndodhi”, ministri i Jashtëm i Izraelit: Jam i shqetësuar për diplomatët tanë në botë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, tha se është “shumë i shqetësuar” për  sulme ndaj misioneve diplomatike në të gjithë botën pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës izraelite në Uashington, DC. “Kam qenë i shqetësuar gjatë muajve të fundit se diçka e tillë do të ndodhte dhe ndodhi, …

Read More »

Gjykatësi në Turqi urdhëron paraburgimin e fotoreporterit të AFP-së për pjesëmarrje në demonstratë

Një gjykatë turke urdhëroi sot paraburgimin e një fotoreporteri të Agjencisë Franceze të Lajmeve (Agence France-Presse-AFP), Yasin Akgul, i akuzuar nga autoritetet për pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm. Gazetari, avokati i të cilit njoftoi synimin e tij për të apeluar vendimin, theksoi gjatë seancës së tij se gjithçka që bëri ishte …

Read More »