Deklaratë e përbashkët me rastin e situatës së krijuar, me qëllim informimin transparent të qytetarëve Me rastin e zhvillimeve të fundit që lidhen me shfrytëzimin e mundshëm të burimeve më të rëndësishme të Komunës së Ulqinit, të cilat kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, dëshirojmë të …
Read More »“Flamuri shqiptar quhet ‘i huaj’: KKSH akuzon Policinë e Ulqinit për shkelje të ligjit”
KUMTESË PËR OPINION Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi është informuar për rastin e marrjes në pyetje të qytetarit nga komuna e Ulqinit, nga ana e nëpunësit policor të Njësisë së Sigurisë në Ulqin, për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar në hapësirat e pronës private-familjare. Duke pasur …
Read More »Është shpallur tenderi për rikonstruksionin e rrugës Ostros – Katërkollë me vlerë 17 milionë euro
Drejtoria për Transport e Malit të Zi ka shpallur tender për realizimin e punimeve në rikonstruksionin e rrugës rajonale R-15, në segmentin Ostros – Katërkollë. Vlera e përgjithshme e punimeve është vlerësuar në 17 milionë euro pa TVSH, është bërë e ditur nga ky institucion. Projekti përfshin rikonstruksionin e një …
Read More »“BE paralajmëron Malin e Zi: Historia nuk rishkruhet me propagandë”
Në raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi, i cili u miratua sot nga Parlamenti Evropian, jepet një paralajmërim i qartë për rreziqet e përdorimit të historisë në mënyrë revizioniste për qëllime politike, duke theksuar se kjo qasje minon përgjegjësinë dhe thellon ndarjet shoqërore në vend. Komisioni Evropian, siç …
Read More »Eurodeputeti kroat: “Bota serbe” është kundër BE-së, Mali i Zi duhet të zgjedhë
Deputeti kroat në Parlamentin Evropian dhe raportuesi për Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se Mali i Zi ka qenë për vite me radhë një nga vendet më të përkushtuara në procesin e integrimit evropian, me synimin për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Evropian. Sipas Piculës, megjithëse vendi …
Read More »Integrimi i Malit të Zi: Përparim formal, por minimal
Mali i Zi po shënon përparim të kufizuar në procesin e integrimit evropian, duke pasur parasysh që deri në fund të këtij muaji pritet të mbyllet vetëm një kapitull negociues. Kështu vlerëson Ines Mrdoviq nga organizata “Aksioni për Drejtësi Sociale”. Sipas saj, mbyllja e kapitullit 5 që lidhet me Prokurimet …
Read More »Grupi i deputetëve të PDS-së: Do t’i propozojmë Kuvendit ligjin për ndalimin e organizatave fashiste, naziste dhe ekstremisht nacionaliste
Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) ka bërë të ditur se është drejt përfundimit të hartimit të një projektligji për ndalimin e organizatave fashiste, naziste dhe ekstremisht nacionaliste, si dhe simboleve të tyre. Në një njoftim zyrtar, thuhet se gjatë javës së ardhshme do të paraqitet drafti …
Read More »Kryeministri Spajiq: Në Mal të Zi nuk është jetuar kurrë më mirë
Në Mal të Zi nuk është jetuar kurrë më mirë, deklaroi Kryeministri Milojko Spajiq, duke theksuar se ka një vazhdimësi të rritjes së standardit të jetesës për qytetarët. “Ka komente pozitive dhe negative, por të gjithë mund të biem dakord se në Mal të Zi nuk është jetuar kurrë më …
Read More »Goditje ndaj kontrabandës në Mal të Zi: Arrestime në kompleksin e familjes Stanaj
Mëngjesin e sotëm,anëtarët e Departamentit Special të Policisë kanë hynë në kompleksin e vilave në pronësi të familjes Stanaj, kreut të kompanisë “Rokshped”, në Aeroportin e Vjetër në Podgoricë. Sipas informacioneve jozyrtare nga Portali RTMZ,me këtë rast u arrestua ish-drejtori i “Rokshpedit” Prokopija Periq. Përveç tij, u arrestuan edhe Radoje …
Read More »Alabar rikthehet në Ulqin: Merr me qira një nga plazhet më të njohura
Kompania Eagle Hills, në pronësi të biznesmenit të njohur Mohamed Alabar, ka nënshkruar një kontratë për marrjen me qira të një plazhi në rivierën e Ulqinit. Lajmi është konfirmuar për gazetën Dan nga Ndërmarrja për Menaxhimin e Pasurive Bregdetare të Malit të Zi (Morsko dobro). Bëhet fjalë për një lokacion …
Read More »