Zjarr i madh në rrugën e Solanës në Ulqin, flakët përfshijnë një objekt afarist

Tymi i dendur shihet nga të gjitha pjesët e qytetit

Në rrugën e Solanës në Ulqin është duke u shuar një zjarr i madh që ka përfshirë një objekt afarist.

Në vendngjarje ndodhen automjetet e shërbimeve të emergjencës, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, si dhe zyrtarët e policisë dhe Policisë Komunale, të cilët kanë bllokuar rrugën që të çon drejt vendit të zjarrit.

Tymi i dendur që ngrihet është i dukshëm nga të gjitha anët e qytetit.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.