Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka komentuar në rrjetet sociale lajmin për një marrëveshje mes Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e nënshkruar më 24 shkurt, me vlerë prej 40 miliardë dollarësh.
Spajiq ndau lajmin e publikuar nga një media serbe, e cila e kishte publikuar informacionin sot. Ai shkroi në platformën X:
“Ndërsa tek ne ‘brengosen’ se çfarë do të thotë BE për investimet nga Emiratet, në Itali ndërkohë…”
Por, nga MANS (Rrjeti për Afirmimin e Sektorit Joqeveritar) reaguan menjëherë në të njëjtën platformë, duke e pyetur kryeministrin nëse bëhej fjalë për sipërfaqësi apo për manipulim me opinionin publik.

Sipas MANS-it, marrëveshja mes Italisë dhe Emirateve nuk ka të bëjë me dhënien e tokës shtetërore pa tender, siç është përfolur në Mal të Zi, por ka të bëjë me investime në fusha si energjia, inteligjenca artificiale, telekomunikacionet dhe mbrojtja.