Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, ka thirrur për sot seancën e parë të rregullt të sesionit të dytë të punës, ku ndër pikat kryesore është propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit të Komunës së Ulqinit për vitin 2025. Sipas dokumentit të paraqitur, të ardhurat e planifikuara …
Read More »KaosiUrbanistiknë Ulqin: Legalizim apo LegjitimimiPaligjshmërisë?
Lexova këto ditë se në Ulqin po zhvillohet një proces i gjerëpër regjistrimin dhe legalizimin e ndërtimeve të bëra pa lejendërtimi. Qëllimi zyrtar është “formalizimi i pronësisë” dhe“vendosja e rendit urban”. Cka me beri kurioze eshte se si eshtee mundur qe Komuna nuk e ka nje liste me ndërtime pa leje, porkerkon qe pronaret ta bejne regjiostrimin e tyre. Por ky procesngre një pyetje tedhe me të rëndë:Si mund të legalizohet diçka që në thelb është e paligjshme?Dhe më tej — kush mban përgjegjësinë që ndërtimet e paligjshme u bënë fakt i kryer? Caf Boga Një trashëgimi e gjatë kaosi planifikues Prej dekadash, Ulqini është shembull tipik i asaj qëquhet urbanizim spontan. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 90 përqind e ndërtimeve në territorin e komunës janë ngritur jashtëplaneve urbanistike, pa leje ndërtimi ose me shkelje të rënda tëtyre.Në zona si Shtojin e Poshtem (Donji Shtoj), Pinjëshi, apo kodratpranë bregdetit, ndërtesat janë rritur si kërpudha pas shiut — shpejt, pa kontroll, disa mbi toka publike ose turistike. Ndërsa planet urbanistike mbeteshin nëpër dosje, realitetindërtohej vetë, ditë pas dite.Ajo që duhej të ishte një qytet bregdetar me zhvillim tëplanifikuar, u kthye në një mozaik ndërtimesh të improvizuaraapo thjeshtë në një xhungël urbanistike, ku ligji erdhi gjithmonëme vonesë. Legalizimi: një kompromis i vjetër i rajonit Legalizimi i ndërtimeve pa leje nuk është shpikje ulqinake — është një praktikë ballkanike që shfaqet sa herë që ligji dështonnë parandalim.Në teori, legalizimi është proces administrativ që i jep një status juridik ndërtesave ekzistuese, në mënyrë që pronarët të mund tëregjistrojnë pronën, të paguajnë taksa dhe të përfitojnë siguriligjore. Por në praktikë, shpesh është një amnisti e heshtur përpaligjshmërinë, një mënyrë për të thënë:“Meqë e ndërtuat, hajde ta pranojmë siç është.” Kur ligji përshtatet me shkelësin Në parim, një ndërtim që është bërë jashtë planit urbanistik nukmund të legalizohet. Por ligjet ndryshojnë.Përmes “amendamenteve” apo “planeve të reja zhvillimore”, shumë ndërtime që dje ishin të paligjshme, sot shpallen “tëpërputhshme”.Ndërtesa mbetet e njëjtë — ndryshon vetëm letra që e justifikon. Në formë juridike kjo quhet reformë urbanistike; në gjuhën e përditshme, kjo është përdorje e ligjit për të kthyerpaligjshmërinë në normalitet.Këtu ndodh momenti kritik: shteti dhe qytetari ndërrojnë rolet.Në vend që qytetari t’i përshtatet ligjit, ligji fillon t’i përshtatetqytetarit — dhe prej asaj pike, kufiri mes legalitetit dhekorrupsionit bëhet i paqartë. Legalizim apo korrupsion institucional? Jo çdo legalizim është korrupcion.Ka raste kur procesi është transparent, publik dhe i motivuar ngaarsye praktike — si për shembull, për të siguruar kushte tëbanimit për familje që nuk kanë alternativa.Por kur ndryshimet ligjore bëhen në mënyrë selektive, për tëshpëtuar investitorë të caktuar, apo kur planifikimi përdoret sipretekst për përfitime private, atëherë flasim për korrupcion tëinstitucionalizuar. Në këto raste, legalizimi nuk është reformë — është shpërblimpër shkeljen.Dhe qyteti paguan çmimin: humbet hapësira publike, estetika, rendi, e mbi të gjitha besimin tek ligji. Kush e humbi kontrollin? Faji është i shpërndarë, por zinxhiri është i qartë: • Komuna e Ulqinit ka dështuar në mbikëqyrje, shpesh duke mbyllur sytë ndaj ndërtimeve pa leje, sidomos në zonat me vlerë turistike. • Qeveria qendrore ka vonuar ose nuk ka zbatuar planet kombëtare, duke lënë hapësirë për vakum ligjor. • Inspektorati i ndërtimit ka reaguar vonë dhe shpesh nëmënyrë selektive. • Investitorët kanë vepruar me bindjen se “më vonë do tëlegalizohet”. • Dhe shoqëria, në një kuptim më të gjerë, e ka pranuar këtë sinjë “normalitet ballkanik”. Në një sistem të tillë, askush s’është plotësisht fajtor — por tëgjithë janë bashkëfajtorë. Një mundësi për të filluar ndryshe Ulqini ka ende shansin të ndryshojë drejtim, nëse legalizimipërdoret si mjet për të vendosur rregull, jo për ta justifikuarmungesën e tij.Kjo do të thotë që: • legalizimi të kufizohet vetëm në rastet e banimit familjar, • zonat bregdetare dhe natyrore të mbrohen pa kompromis, • dhe planet urbanistike të jenë reale, jo fiktive. Sepse në fund, qyteti nuk matet me numrin e ndërtesave, porme cilësinë e rendit që krijon.Një qytet që legalizon gjithçka, humbet aftësinë të planifikojëdiçka. …
Read More »Fejziq: A po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes Malit të Zi?
Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, ka ngritur mbrëmë pyetjen nëse Beogradi po e ndëshkon Turqinë përmes Malit të Zi. “Nuk kanë kaluar as 20 ditë. A po e ndëshkon Beogradi Turqinë përmes CG?”, ka shkruar Fejziq në rrjetin X, duke publikuar një fotografi të një …
Read More »Qendra PEN e Malit të Zi: Atmosfera e krijuar nga përfaqësuesit e pushtetit çoi në thirrje për linçim të shtetasve turq
“Thirrjet ‘Vrite Turkun!’ – njësoj si para agresionit ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës – u dëgjuan mbrëmë në Zabjelo, si kujtesë se fashizmi është rikthyer dhe ka nisur një shfaqje të re shkatërruese”, thuhet në reagimin e Qendrës PEN të Malit të Zi, të cilin e ka përcjellë Sanja Orlandić. Sipas …
Read More »Ulqin: Uji ka depërtuar në trafostacion, mundësi për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike
Reshjet e dendura që nga orët e para të mëngjesit kanë përfshirë zonën e Ulqinit dhe kanë shkaktuar depërtim të ujit në trafostacionin TS 35/10 kV “Qyteti i Ulqinit”, njofton Sistemi Elektrodistributiv i Malit të Zi (CEDIS). Sipas njoftimit, për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe për të mbrojtur pajisjet …
Read More »Përmendore për kriminelët, heshtje për shqiptarët
Nga Xheladin Zeneli Kohë më parë qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin për ngritjen e monumentit të mitropolitit serb Amfillohije Radoviq (1938-2020). Kush ishte mitropoliti Amfillohije ? Për një kohë të gjatë Amfilohije ka qenë prijës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi dhe i njohur …
Read More »Kulti i Gjon Vladimirit – Historia që po na zhbëhet para syve
PËR ÇKA I SHËRBEN NJË KOMBI FEJA OSE RELIGJIONI Nga Haxhi Zeneli Kush ishte Gjon Vladimiri dhe pse po e harrojmë? Në viset e Anës së Malit, aty ku dikur sundon princi arbër Gjon Vladimiri, sot po ndodh një zbehje e kujtesës historike. Me përhapjen e islamit në trojet shqiptare,filloi …
Read More »Arben Xhurreta në Antalia në Festivalin Ndërkombëtar të Ansambleve
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Drejtori Arben Xhurreta po qëndron në Turqi, në qytetin e Antalias, ku po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në të cilin performojnë ansamble nga e gjithë bota. Gjatë vizitës zyrtare në Antalia, drejtori Xhurreta pati kënaqësinë të pritet në një takim …
Read More »Pas shkrimit të Ali Salaj, vjen reagimi zyrtar: “Burimet e Ulqinit nuk janë për shitje!”
Deklaratë e përbashkët me rastin e situatës së krijuar, me qëllim informimin transparent të qytetarëve Me rastin e zhvillimeve të fundit që lidhen me shfrytëzimin e mundshëm të burimeve më të rëndësishme të Komunës së Ulqinit, të cilat kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, dëshirojmë të …
Read More »Vendbanimet antike ilire në Shas shndërrohen në zonëturistike, opinioni publik hesht
Ali Salaj Biznesmeni arab Mohamed Alabbar me kompaninë e tij, më në fund, po vendoset në Shas, pranë qytetit të lashtë ilir dhe në breg të liqenit më të virgjër dhe më piktoreskë në Malin e Zi dhe rajon. Është i njëjti Alabbar, të cilit iu refuzua projekti i tij për ti menaxhuar disa plazhe të Ulqinit si …
Read More »
Info Shqip