Kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë, karrem dhe mashtrim për elektoratin e vetë

Ali Salaj

Kërkesa për përfaqësim të garantuar të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi dhe e drejta e vetos u shfaq papritur dhe me një pompozitet të shtuar në opinionin shqiptar. Parë në këndëvështrimin aktual politik, kjo kërkesë mund të kuptohet si një karrem për elektoratin shqiptar, por njëkohësisht është edhe një formë e manipulimit për të arsyetuar strukjen e përfaqësuesve shqiptarë në postet e pushtetit. Është kjo një shkollë e njohur e politikës që kur je ngusht, promovo opinioninme “topitje” ose “mashtrim të masave”. Ky opinion i projektuar ka për synim të imponohet para publikut duke pretenduar se Forumi Shqiptar në koalicionin qeverisës mund të përcaktojë qasjet dhe kahjet e politikës aktuale të shqiptarëve në Malin e Zi. Në këtë kuadër, ata besojnë se votuesi shqiptar e ka harruar historinë e relacioneve të partive shqiptare dhe zhvillimin e tyre në skenën e pluralizmit në Malin e Zi.

Në realitet, kërkesat për mandatet e garantuara nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare nisën që nga fillimet e pluralizmit në Malin e Zi. Të gjitha partitë-prej LD në MZ, UDSH, Forca e Re Demokratike, PPD e deri te Alternativa Shqiptare, në vazhdimësi ekërkuan këtë të drejtë bazuar në modelin zgjedhor të Kroacisë, Sllovenisë apo të Kosovës.  Kroacia si anëtare e BE-së, me Ligjin zgjedhor  për serbët ka të garantuar tre mandate deputetësh, kurse për pakicat tjera së bashku pesë mandate. Ndërkohë shqiptarët në Parlamentin e Kroacisë janë të përfaqësuar me një deputet, edhe pse ata marrin pjesë me 0.5% në popullsinë e përgjithshme. Nga ana tjetër, në Kosovë, Ligji zgjedhor i avancon pakicat, ku serbët kanë 10 vende të rezervuara në Kuvend, ndërsa pakicat tjera poashtu kanë 10 mandate.

Fillimisht partitë politike shqiptare e kishin mbështetjen e lobit shqiptar dhe gjatë këtij harku kohor kërkesat e shqiptarëve i mbështetën dhe lobuan fuqishëm prej Tom Lantos,Joe DioGuardi, Eliot Engel, Dana Rohrabacher etj. Në korrik të vitit 2003, në Uashington u mbajt konferenca “Çështja shqiptare në Mal të Zi” ku Komisioni për hartimin e Marrëveshjes arriti konsensus rreth platformës për definimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi, ku garant ishteJanusz Bugajski, drejtor i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare, por që asnjëherë nuk u nënshkrua nga partitë politike shqiptare pasi kërkonin  të kishin monopol të posaçëm mbi këtë dokument. Për shkak të mosmarrëveshjeve, inateve dhe bajraktarizmit, partitë shqiptare i humbën momentet jetike për tarealizuar këtë kërkesë. Ata nuk ditën ta shfrytëzojnë asnjë situatë vendimmarrjeje për Malin e Zi, siç ishin pavarësia, formimin e shumicës në koalicionet e mëparshme qeverisëse, mbështetjen pa kompromis për anëtarësimin në NATO etj. Pa asnjë kushtëzim, porvetëm për interesa personale, përfaqësuesit shqiptarë pranuan ligjin aktual zgjedhor. Kryetari i atëhershëm i UDSH-së dhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha, i cili për ironi të fatit edhe sot është pjesë e koalicionoit qeverisës, tha në një intervistë për Portalin Analitika se “Pse për shkak të një mandati të prishet ndeshja? Jam ithtar i asaj që më shumë më pëlqejnë tre ‘mercedesa’ sesa katër ‘golfa’”,duke aluduar në cilësitë e veta dhe të kolegëve të tij si politikanë gjoja të sofistikuar. Ishte kjo një tregti e pastër, çmimi i së cilës po shihet edhe sot. Shqiptarët fituan cenzusin prej tre përqind  dhe dy deputetë.

Sot forcat politike shqiptare në Malin e Zi janë defaktorizuar, ashtu siç ka ndryshuar edhe loja gjeostrategjike në përgjithësi, prandaj është e vështirë  dhe gati e paarritshme që të animohet faktori ndërkombëtar. Po ashtu Mali i Zi i ka mbyllur kapitujt e negociatave me BE-në, që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave, ndërkohë që forcat politike shqiptare janë pjesëmarrës në një qeveri të koordinuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila si objektiv ka formimin e “Botës Serbe”. Në anën tjetër,  Qeveria aktuale e Malit të Zi i ka numrat dhe pjesëmarrja e partive politike shqiptare u intereson vetëm si dekor.

Vlerësoj se kjo kërkesë e Forumit Shqiptar nuk është bërë si nismë për të arritur sukses, por si një propagandë politike për të çuar përpara një kauzë dhe mundësisht për të ndikuar apo bindur një audiencë që atyre u intereson. Kjo është edhe një formë për të maskuar qëndrimin e tyre në Qeveri dhe dështimet në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit që përfaqësojnë. Në këtë mënyrë mundohen që ti fshehin problemet reale dhe të “lubrifikojnë” ndryshkun e tyre politik. Këtë e dëshmon heshtja e tyre karshi veprimit kundër flamurit kombëtar, legalizimit të kishës serbe prej llamarine në Rumi, ngritja e monumentit për antishqiptarin mitropolitin Amfillohije, prishja e monumenteve historike shqiptare etj.

Përfaqësuesitë politikë të shqiptarëve në Malin e Zi vazhdimisht po pozicionohen gabimisht duke e shkatërruar formatin që duhet ti shkoj përshtat komunitetit shqiptar. Duke miratuar Ligjin mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit zgjedhor në shtator të vitit 2011, të drejtat e shqiptarëve u kthyen në vitin 1992, por Mali i Zi fitoi njërin prej kushteve për fitimin e datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.Edhe sot  ministritë e drejtuara nga përfaqësuesit shqiptarë po luajnë një rol të rëndësishme në negociatat me BE-në, që është mirë për Malin e Zi, por jo edhe për pakicën shqiptare, e cila në mënyrë indirekte po dëmtohet, sepse me mbylljen e disa kapitujve të negociatave ngrihen dhe konzervohen përgjithmonë të drejtat e shqiptarëve në arsim, informim, në sundimin e ligjit dhe në sfera tjera. Kësisoji edhe analistët malazezë shfaqen habinë që nga nëntë kapitujtë, pesë i mbyllën dy ministritë e udhëhequra nga përfaqësuesit shqiptarë. Rezultatin më të mirë e ka arritur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, i cili mbylli katër kapituj, kurse ministri tjetër shqiptar, ai i Administratës Publike, Marash Dukaj,  ka mbyllur një kapitull, kurse të gjitha ministritë tjera të Qeverisë së Malit të Zi kanë mbyllur më pakë-vetëm katër kapituj tjerë. Për këtë arsye kryeministri malazez Millojko Spajiq, duke ianalizuar rezultatet e ministrave e nxori në vend të parëministrin Gjeloshaj, i cili sipas tij, “ka treguar nivelin më të lartë të efikasitetit operacional, duke përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet normative dhe tematike të planifikuara”. Mirëpo, lind pyetja: çka fitojnë realisht shqiptarët me këtë dinamikë dhe efikasitet!?