Ana e Malit, 22 qershor 2025 – Pas një finale dramatike dhe plot emocione, ekipi Rashtish-Kravar është shpallur kampion i Ligës së Futbollit të Vogël të Anës së Malit, për herë të parë në historinë e tij.
Finalja e zhvilluar kundër ekipit të fortë të Katërkollës ofroi një spektakël të vërtetë për dashamirët e futbollit. Pjesa e parë përfundoi me rezultat të thellë 7-2 në favor të Rashtish-Kravarit, duke lënë përshtypjen se ndeshja ishte e mbyllur.

Fatin e kampionit e vendosi portieri Erion Demiri, me pritjet e tij heroike në penallti!
Por pjesa e dytë solli një rikthim spektakolar nga Katërkolla, nën drejtimin e kapitenit Adi Alaj, që arriti ta barazojë rezultatin në 11-11, duke e çuar finalen drejt penalltive.

Në serinë e goditjeve nga pika e bardhë, Rashtish-Kravar ishte më i saktë, duke fituar 3-2 dhe siguruar titullin e kampionit.
Ky sukses historik është një arritje e madhe për ekipin e Rashtish-Kravarit, i cili me këtë fitore shkruan emrin në librin e artë të Ligës së Anës së Malit.