Mëngjesin e sotëm,anëtarët e Departamentit Special të Policisë kanë hynë në kompleksin e vilave në pronësi të familjes Stanaj, kreut të kompanisë “Rokshped”, në Aeroportin e Vjetër në Podgoricë. Sipas informacioneve jozyrtare nga Portali RTMZ,me këtë rast u arrestua ish-drejtori i “Rokshpedit” Prokopija Periq. Përveç tij, u arrestuan edhe Radoje Dakiq, Dejan Miliq, Mileta Simaniq dhe Adnan Sukoviq në kuadër të aksionit kundër kontrabandës së cigareve dhe krimit të organizuar.
