Borxhi total shtetëror deri më 31 dhjetor 2024, duke përfshirë depozitat, arriti në 55.36% të Bruto prodhimtarisë shoqërore, njoftoi Qeveria. Qeveria, në seancën e sotme të kryesuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, miratoi Projektligjin për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Malit të Zi për vitin 2024. “Në diskutimin mbi këtë temë, u theksua se gjatë vitit të kaluar, u regjistrua një rritje e vazhdueshme e të ardhurave buxhetore, në masën më të madhe si pasqyrim i rritjes së aktivitetit ekonomik në vend, si dhe rritjes së standardit të jetesës së popullsisë, për shkak të rritjes së të ardhurave të disponueshme”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në strukturën e të ardhurave aktuale, pjesën më të madhe e zënë të ardhurat tatimore 72.5% ose 1,968 miliard euro, të ardhurat nga kontributet 21.5% ose 584.7 milionë euro dhe të ardhurat e tjera 3.4% ose 92.2 milionë euro. “Shuma e mbetur e të ardhurave aktuale përbëhet nga tarifat 1.9% (53.1 milionë euro) dhe taksat 0.6% (16.2 milionë euro)”, thuhet në njoftim. Shpenzimet buxhetore në vitin 2024 arritën në mbi 3 miliard euro, që është 40.3% të Bruto prodhimtarisë shoqërore.
