Tashmë do të mund të shohim me sy mbyllur? Lente kontakti revolucionare do të munësojnë edhe…

Por teknologjia nuk ndalet vetëm te shikimi në errësirë.Shkencëtarët në Kinë kanë zhvilluar një lente kontakti të jashtëzakonshme që u jep njerëzve aftësinë për të parë në errësirë, madje edhe me sytë e mbyllur.

Kjo risi vjen nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës dhe bazohet në përdorimin e nano-partikulave të avancuara që kapin dritën infra të kuqe, e padukshme për syrin e lirë.

Gjatë testimeve, studiuesit zbuluan se shikimi përmirësohej ndjeshëm edhe kur përdoruesit i kishin sytë mbyllur, pasi drita infra të kuqe depërton më lehtë përmes qepallave krahasuar me dritën e zakonshme.

Por teknologjia nuk ndalet vetëm te shikimi në errësirë. Lente të tilla mund të jenë ndihmë edhe për personat që vuajnë nga daltonizmi, duke transformuar dritën e kuqe në të gjelbër dhe duke bërë të perceptueshme nuanca që më parë nuk ishin të dallueshme për ta.

Studiuesit shprehen optimistë se ky është vetëm fillimi i epokës së “super-shikimit” përmes pajisjeve jo-invazive, me potencial të madh për përdorime të gjera në fushat e sigurisë, mjekësisë dhe teknologjisë së konsumit.