Mali i Zi drejt shkurtimit të orarit të punës! Spajiç: Synimi, të përmirësojmë cilësinë e jetesës dhe të ofrojmë më shumë kohë për familjen

Qeveria e Malit të Zi është pranë miratimit të një zgjidhjeje që do të sillte orarin shtatorësh të punës, dhe modeli që po shqyrtohet pritet të kënaqë punëdhënësit dhe sindikatat, njoftoi kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Ai theksoi se javën e ardhshme do të mbahen konsultime të gjera me partnerët socialë, ku do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Qëllimi, sipas Spajiç, është që përmes këtyre konsultimeve të gjera të realizohet një nga reformat më të mëdha, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të ofruar më shumë kohë për familjen, por edhe një punë më efikase dhe produktive.

Unioni i Punëdhënësve të Malit të Zi shprehet se nuk ekzistojnë kushtet për të kaluar në orar pune shtatë orë, ndërsa Unioni i Sindikatave të Lira thonë se e kuptojnë kundërshtimin e biznesit, por besojnë se vendi duhet të nisë në këtë drejtim.

Në qeverinë e parë pas ndryshimeve politike, Spajiç ishte ministër i Financave që hartoi projektin “Evropa Tani”, i cili rriti pagat minimale në Mal të Zi nga 222 në 450 euro.