Ju duhet leje për të veshur taka të larta në këtë qytet

Qyteti i Monterey është i famshëm pasi kërkon që vizitorët të marrin një leje zyrtare në mënyrë që të ecin ligjërisht me taka më të larta se pesë centimetra.http://Ju duhet leje për të veshur taka të larta në këtë qytet

Leja tingëllon si një mit urban, por është një kërkesë reale, zyrtare në qytetin Monterey të Kalifornisë, përcjell Telegrafi.

Ju duhet leje për të veshur taka të larta në këtë qytet

Nëse takat tuaja janë mbi pesë centimetra të larta, është e paligjshme t’i mbathni ato në publik pa marrë më parë leje nga bashkia.

Leja jepet pa pagesë dhe shumë vizitorë e marrin atë edhe pse nuk planifikojnë të ecin me taka.

Bëhet e ditur se ligji që e bën të paligjshme veshjen me taka të larta në publik në rrugët e qytetit u miratua në vitin 1963 me kërkesë të prokurorit.