Zgjohesh me sy të fryrë? 11 shkaqe të pazakonshme dhe si t’i trajtosh

Zbulo arsyet që s’i ke menduar kurrë dhe zgjidhjet!

Zgjimi me sy të fryrë është një problem i zakonshëm që mund të ketë disa shkaqe – nga ata të thjeshtë e kalimtarë, deri te probleme shëndetësore më serioze.

Disa nga faktorët janë të kontrollueshëm, disa jo.

Këto janë shkaqet më të zakonshme dhe mënyrat për ta trajtuar këtë gjendje:

Mungesa e gjumit

Gjumi i pamjaftueshëm çon në rritje të hormoneve që nxisin mbajtjen e lëngjeve dhe ulje të pastrimit limfatik – duke sjellë fryrje.

Pozicioni i gjumit

Fjetja me fytyrën poshtë ndihmon grumbullimin e lëngjeve rreth syve. Rekomandohet përdorimi i jastëkëve shtesë për të ngritur kokën.

Ndryshimet hormonale

Gjatë fazës paramenstruale, nivelet e larta të progesteronit shkaktojnë mbajtje lëngjesh dhe ënjtje, sidomos në fytyrë dhe sy.

Alergjitë

Alergjitë sezonale shkaktojnë lirimin e histaminës, që nxit inflamacion dhe enjtje. Fërkimi i syve e përkeqëson gjendjen, shkruan MindBodyGreen.

Dehidratimi

Kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë, tenton ta mbajë ujin që ka – kjo çon në mbajtje të lëngjeve dhe fryrje.

Të qarët

Lotët që nuk rrjedhin jashtë thithen nga indet rreth syve, duke sjellë ënjtje. Fshirja e tepërt përkeqëson inflamacionin.

Alkooli

Alkooli nxit mbajtje uji, përkeqëson cilësinë e gjumit dhe shkakton inflamacion – të gjitha kontribuojnë në fryrjen e syve.

Sasia e lartë e kripës

Konsumi i kripës dehidraton trupin dhe e shtyn të mbajë ujë, veçanërisht rreth syve.

Plakja

Me kalimin e moshës, humbja e kolagjenit dhe elastinës bën që jastëkët dhjamorë rreth syve të bien dhe të duken më të fryrë.

Probleme me tiroiden

Fryrja e vazhdueshme dhe e rëndë mund të tregojë probleme më serioze shëndetësore si sëmundjet e tiroides.

Gjenetika

Disa njerëz kanë predispozitë gjenetike për “qese” nën sy – ndonëse nuk hiqen lehtë, mund të merren masa për të parandaluar përkeqësimin.

PuffyEyes-15df5c12b0644f9ab8e3a80dc088afdb Zgjohesh me sy të fryrë? 11 shkaqe të pazakonshme dhe si t’i trajtosh

Si ta pakësosh fryrjen e syve

Mjete të ftohta: Luani me temperatura të ulëta (lugë e ftohtë, kuba akulli) për të ngushtuar enët e gjakut dhe pakësuar fryrjen.

Masazhi limfatik: Përdorni gishtat, gua sha për të masazhuar lehtë, duke ndihmuar në largimin e lëngjeve të tepërta, citon Anabel.

Pllaka për nën sy: Maskat e ftohta me përbërës si kafeina, çaji jeshil ose kolagjeni ndihmojnë në ulje të shpejtë të zonës së fryrë.

Metoda shtëpiake:

Patatet – veprojnë si astringjent natyral.
Qeskat e çajit kamomil apo jeshil – ftohini dhe vendosini mbi sy për 10 min.
Trangujt – qetësojnë dhe hidratojnë.
Bananet – të pasura me kalium që lufton mbajtjen e lëngjeve.

Kremi për sytë: Zgjidhni një me kafeinë dhe përbërës hidratues. Aplikimi i rregullt ndihmon në parandalimin e fryrjes afatgjatë.