Me rastin e festimit të 21 Majit- Ditës së Pavarësisë, urime dërguan zyrtarë të shumtë publikë dhe udhëheqës partiakë. Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Daniell Zhivkoviq, tha se në këtë ditë, 19 vjet më parë, Mali i Zi rishpalli pavarësinë e tij shtetërore, duke shkruar një faqe të re në historinë e vet.
Udhëheqësit e Aleancës Evropian, Damir Shehoviq, Ivan Vujoviq dhe Vatrosllav Belan, përmes urimit të tyre theksuan se Dita e Pavarësisë nuk mund të jetë thjesht një datë që festohet, por një parim sipas të cilit jetojmë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq uroi sot të gjithë qytetarët, si dhe diasporën, me vlerësimin se më 21 maj 2006 u vendos rruga drejt demokracisë, harmonisë multikonfesionale dhe shumënacionale.
Zëvendëskryeministri Momo Koprivica tha se tradita shtetërore juridike e Malit të Zi është një nxitje e vazhdueshme për çdo brez për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në drejtësi, liri dhe solidaritet.
Kryetarja e Kuvendit të Kryeqytetit, Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq, gjithashtu uroi qytetarët për Ditën e Pavarësisë, me vlerësimin se kjo festë është një mundësi për të kapërcyer dallimet dhe për të bërë përpjekje edhe më të forta për mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe të ardhmen e Malit të Zi.