Një i vdekur dhe 21 të lënduar në 25 aksidente rrugore brenda 24 orëve në Mal të Zi

Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi janë regjistruar gjithsej 25 aksidente trafiku, ku një person ka humbur jetën, pesë janë lënduar rëndë dhe 16 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta – njoftoi Qendra Operative-Komunikuese e Drejtorisë së Policisë.

Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i aksidenteve është shënuar në Podgoricë (9), pasuar nga Bara me 6 aksidente, Nikshiqi me 4, ndërsa në Herceg Novi dhe Budva janë regjistruar nga dy aksidente. Nga një aksident është raportuar në Tivat dhe Shavnik.

Policia ka shqiptuar 455 gjoba për kundërvajtje në komunikacion dhe ka paraqitur 37 kallëzime për shkelje më të rënda. Gjithashtu, janë konfiskuar pesë palë targa regjistrimi.