MILLATOVIQ: I DËRGUAM BOTËS NJË MESAZH TË QARTË – MALI I ZI E DI KUSH ËSHTË, KU PO SHKON DHE ME KË

Lufta kundër korrupsionit, forcimi i institucioneve dhe reformat evropiane mbeten detyrim i përhershëm në mënyrë që Mali i Zi të jetë i fortë, evropian dhe i drejtë për çdo person që jeton në këtë vend, thotë presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq.

Në fjalimin e tij me rastin e 21 Majit – Ditës së Pavarësisë dhe dy viteve të mandatit të tij si President i shtetit, Millatoviq tha se dy vjet më parë kishte dhënë fjalën se do të punonte me përkushtim për përmirësimin e Malit të Zi dhe, si i pari midis të barabartëve, do të qëndrojë vendosmërisht në anën e rendit kushtetues dhe ligjor.

Sot, Mali i Zi është në rrugën evropiane dhe kurrë më afër anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, deklaroi mes tjerash presidenti Millatoviq.