Takimi i nivelit të lartë për forcimin e ndërkulturalizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave..

Drejtori i pergjithshem per popujt pakic ne qeverin e Malit te Zi z. Arben Xhurreta, se bashku me drejtoreshen për Interkulturalizëm, znj. Popoviq sot në Shkup zhvilluan takim me zv Kryministrin Arben Fetahun si dhe me koordinatorin kombëtar për ndërkulturalizëm, z. Abaz Selmani, si dhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Murtezani.

Temë e takimit ishte përmirësimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e ndërkulturalizmit, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe promovimi i diversitetit kulturor në rajon.
Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja nga institucionet e tyre dhe diskutuan hapat konkretë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e nismave të përbashkëta.
z. Xhurreta theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicave.
Z. Selmani dhe z. Murtezani shprehën gatishmërinë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të mbështetur të gjitha aktivitetet që kontribuojnë për një kohezion më të madh social dhe barazi.
Takimi u përmbyll me marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit përmes projekteve specifike dhe aktiviteteve të përbashkëta që do të realizohen në të ardhmen.