Vajtimi i tyre për tenderet e plazheve në Ulqin duket i tepruar dhe i ekzagjeruar. Ky vajtim është edhe më i trishtuar sepse autoritetet vendore dhe partitë politike shqiptare tentojnë të mbrojnë pronarët, por jo të eliminojnë praktikën diskriminuese të kësaj ndërmarrjeje dhe ta kthejnë, njëherë e përgjithmon, dinjitetin e këtij qyteti që nënkupton menaxhimin e pasurisë së vet.
Ali Salaj

Vendimi me rregulla të reja rreth tenderit për plazhet e Ulqinit të N.P. “Të mirat detare” me seli në Budva, shkaktoi një mori reagimesh dhe shqetësimesh në opinion. Reagimet ishin të ashpra dhe, hera herës,euforike duke shënjestëruar mënyrën e njëanashme të vendimit që bie në kundërshtim me Ligjin për planifikimin hapësinor dhe që në mënyrë dramatike do të ndikojë në mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Megjithatë, këto ditë, u vendos që tu lejohetsipërmarrësve vendas që ti rimarrin plazhet, të cilatkompania ndërkombëtare Eagle Hills i fitoi në tender.U vendos që kjo kompani të mos investojë në plazhet e Ulqinit dhe në këtë mënyrë , siç u shprehen zyrtarët komunal, të “punohet vetëm në interes të komunitetit!”
Edhe njëherë partitë politike shqiptare dhe zyrtarët vendor këtë ngjarje po e shpallin si një fitore të madhe të tyre, duke e kamufluar shkakun dhe problemin burimor, e që është N.P. “Të mirat detare”.
Liderët dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve publikisht e kundërshtojnë veprimtarinë e N.P. “Të mirat detare”, ku disa në mënyrë ironike këtë ndërmarrje e quajnë “Të këqiat detare” duke i cilësuar vendimet e saja si arbitrare dhe diskriminuese. Ata theksojnë se përkufizimi i brezit të të mirave detare në Komunën e Ulqinit e ka shndërruar këtë zonë në komunë kontinentale. Mirëpo, në anën tjetër, asnjëherë nuk ngurruan që ti emëronin përfaqësuesit e tyre në bordin e drejtorëve (Forca në këtë ndërmarrje mbajti postin e kryetarit të bordit ndërsa Alternativa Shqiptareatë të anëtarit) ku, me dashje apo pa dashje, i kontribuan kësaj gjendje duke cenuar, siç thuhet,“Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.
Partitë shqiptare dhe zyrtarët vendor duke vajtuar me problemet që janë pasojë e politikës së tyre, kanë për synim ti kamuflojnë problemet serioze dhe të paraqitenpara elektoratit të vet si shpëtimtarët e vetëm karshi interesit popullor dhe kombëtar. Kjo është më e theksuar edhe nga fakti se së shpejti priten zgjedhjet vendore për pushtetin lokal në Ulqin. Megjithatë, se interesi i karriges është obsesive, partitë politikeshqiptare, e kanë dëshmuar në vazhdimësi, qoftë me aferën e pushimores kosovare K1, ku Komuna e Ulqinit i pagoi me miliona euro shpagim oligarkut malazez, Dushko Knezheviqit dhe shoferit të tij, ose me ndarjen e 8000 m katror në pyllin e Pishave, me shkatërrimin e “Rivierës së Ulqinit”, Kriporës, Fabrikës së tepihave dhe aneksimin e oborrit tëShkollës së Vjetër në Katërkollë, ku si pasojë e të gjitha këtyre veprimeve, mbeten pa punë me qindra punëtor dhe familjarë.Ndërkaq, me ndarjen e tokave më pjellore në Shas të Anës së Malit për megakompaninë “Voli” , e ka ngulfatur prodhimin vendor dhe familjar të bujqëve nga kjo zonë.
Përfaqësuesit politikë dhe autoritetet vendore të Ulqinitasnjëherë nuk i trajtuan seriozisht këto probleme pronësore dhe kurrës nuk patën fuqinë të shkojnë së paku deri në Gjykatën e Strasburgut apo në arbitrazhe tjera ndërkombëtare.
Prandaj vajtimi i tyre për tenderet e plazheve në Ulqin duket i tepruar dhe i ekzagjeruar. Ky vajtim është edhe më i trishtuar sepse autoritetet vendore dhe partitë politike shqiptare tentojnë të mbrojnë pronarët, por jotë eliminojnë praktiken diskriminuese të kësaj ndërmarrjeje dhe ta kthejnë, njëherë e përgjithmon, dinjitetin e këtij qyteti që nënkupton menaxhimin e pasurisë së vet.
Ata po mbrojnë pronarët, të cilët kanë krijuar monopol me pronën publike dhe shumica prej tyre janë oligarkëtë pushtetit të kaluar. Disa prej këtyre plazheve në vazhdimësi janë “rezervuar” për ndonjë ish zëvendësministër të turizmit, për të birin e ndonjë ish kryetari të Komunës së Ulqinit, për ndonjë kryetar tëpartive politike shqiptare, për ndonjë ish drejtor tëOrganizatës Turistike.
Dhe kjo pronë publike stërshitet disa herë me çmime të larta duke i ndryshuar sekserët dhe qeramarrësit. Në këtë kuadër ka pas raste kur një pronar ka poseduar tri hapësira në Plazhen e Madhe. Ndërkaq, numri i të të punësuarëve vendor janë të papërfillshëm , të gjithë janë punëtorë informal nga rajoni, gjë që në këtë aspekt qytetarët e Ulqinit nuk ia panë fare hajrin. Këtij informaliteti i shtohen edhe disa shitore improvizuese të frutave dhe perimeve ose edhe skarat primitive për pjekjen e misrave, me çrast pronarëve të plazheve u paguhej shuma të konsiderueshme parashë, gati sa gjysma e qerasë që kanë dhënë në tenderët e mëparshëm.
Prandaj vajtimi për mbrojtjen e disa prej këtyre pronarëve dhe të kësaj forme të turizmit është një promovim i dobët dhe shembulli më i keq ndajpotencialeve të zhvillimit të qëndrueshëm turistik në bregdetin e Ulqinit.