Një qytetare nga Ulqini që jeton në diasporë ka bërë një donacion të rëndësishëm për Urgjencën e Ulqinit, duke dhuruar një video laringoskop, një pajisje mjekësore e domosdoshme për trajtimin e urgjencave. Ky kontribut ka ardhur në një moment të rëndësishëm dhe është pritur me mirënjohje nga autoritetet mjekësore të vendit. Drejtori i Urgjencave të Malit të Zi, Vuk Nikoviq i cili mori pjesë në dorëzimin e donacionit, e falënderoi donatoren dhe theksoi se ky është një akt fisnik që do të kontribuoni në përmirësimin e shërbimeve mjekësore dhe do të ndihmojë në përballimin e situatave emergjente. Gjithashtu, Kryeshefja e Urgjencës së Ulqinit, Gazmira Gjeka Dervishi, u shpreh e kënaqur për këtë donacion, duke vlerësuar se pajisja e re do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të urgjencës dhe do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Ky donacion është një shembull i bukur i solidaritetit dhe dashamirësisë nga qytetarët e Ulqinit, të cilët, pavarësisht distancës, vazhdojnë të mbështesin dhe kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të shërbimit shëndetësor në vendlindje.
