Gjykatësi në Turqi urdhëron paraburgimin e fotoreporterit të AFP-së për pjesëmarrje në demonstratë

Një gjykatë turke urdhëroi sot paraburgimin e një fotoreporteri të Agjencisë Franceze të Lajmeve (Agence France-Presse-AFP), Yasin Akgul, i akuzuar nga autoritetet për pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm. Gazetari, avokati i të cilit njoftoi synimin e tij për të apeluar vendimin, theksoi gjatë seancës së tij se gjithçka që bëri ishte mbulimi i demonstratës në mbështetje të kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, demonstratë në të cilën ai akuzohet se ka marrë pjesë.

Sipas vendimit të gjykatës, zbuluar nga agjencia e lajmeve Reuters, gjykata vendosi të caktojë paraburgimin për Akgul në pritje të gjykimit me akuzat për pjesëmarrje në tubime dhe marshime të paligjshme dhe moslargim vullnetar pavarësisht paralajmërimeve. Akgul, i cili punon për AFP, u arrestua herët të hënën në shtëpinë e tij, së bashku me nëntë gazetarë të tjerë në Stamboll dhe Izmir, qyteti i tretë më i madh i vendit.

Një prokuror i Stambollit ka kërkuar sot masën e paraburgimit për shtatë prej tyre, sipas njërin prej avokatëve të tyre. Nga ana e saj, OJQ Reporters Without Borders (Reporters Sans Frontiers- RSF) e përshkroi sot vendimin e gjyqtarit turk si skandaloz.

Kjo është hera e parë që një gazetar, identiteti i të cilit është konfirmuar qartë, gjatë kryerjes së detyrës, ndalohet në bazë të këtij ligji kundër tubimeve dhe demonstratave. Ky vendim skandaloz pasqyron një situatë gjithnjë e më serioze që po zhvillohet në Turqi,” tha për AFP Erol Oteroglu, përfaqësuesi i RSF-së për Turqinë.