Kryeministri, Millojko Spajiq, tha se afati për dorëzimin e ofertave për tenderin e aeroportit do të shtyhet deri në maj. Kryeministri tha se është miratuar një marrëveshje kornizë ekonomike për bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se hapësirat për bashkëpunim të ndërsjellë janë shumë të mëdha.
Spajiq, theksoi se neglizhenca e gjatë e shtetit ndaj aeroporteve ka shkaktuar probleme të mëdha dhe se shtetit i është dashur të korrigjojë pasojat e rënda.
Kryeministri, paralajmëroi takime të rëndësishme në Emiratet e Bashkuara Arabe të hënën, ku do të diskutohet për potencialin investues.
“Të hënën do të ftoj kryetarët e të gjitha komunave bregdetare në një takim për të diskutuar një projekt të rëndësishëm në lidhje me Emiratet e Bashkuara Arabe”, theksoi Spajiq.
Ai tha se ka një projekt për veriun e Malit të Zi dhe se komunat veriore kanë potencial të madh. Siç saktësoi ai, ky është një projekt që ka të bëjë me turizmin dimëror.
“Në bazë vjetore do të kishim dy deri në tre miliardë investime për atë projekt. Shteti do të kishte gjysmë miliardë të ardhura shtesë nga ai projekt”, thekson kryeministri.