
Kumtesë për opinion.
Prej vitesh, plazhet tona, të cilat janë pasuri e Ulqinit dhe burim kryesor i ekonomisë për shumë familje shqiptare, po i merren vendasve padrejtësisht. Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon një reagim të bashkuar e të fuqishëm.
Sot në Ulqin pritet të vijë Kryeministri për një takim me Kryetarin e Komunës. Unioni Demokratik i Shqiptarëve i bën thirrje Kryetarit të Komunës që në këtë takim të ftojë të gjitha partitë shqiptare, ministrat dhe deputetët shqiptarë. Ky nuk është një problem që mund ta përballojë vetëm një individ apo një parti, por një çështje madhore që kërkon unitetin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë shqiptarë.
Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbrojmë Ulqinin dhe plazhet tona, të cilat me mund e djersë i kanë ndërtuar dhe zhvilluar brez pas brezi plazhistët vendas. Kjo nuk është vetëm një betejë për pronën, por edhe për të ardhmen e turizmit dhe ekonomisë sonë lokale.
Ulqini është i yni dhe duhet ta mbrojmë së bashku!