“Kur kryej marrëdhënie me gruan, fantazoj s*ks me kushërirën e saj” Burri në faj: Më shfaqet edhe në ëndërr!

640-0-aaf2ddc1ef9a050eae5b9c7b79414c3e-1 “Kur kryej marrëdhënie me gruan, fantazoj s*ks me kushërirën e saj” Burri në faj: Më shfaqet edhe në ëndërr!

Një 30-vjeçar ka rrëfyer se fantazon të kryejë marrëdhënie seksuale me kushërirën e bashkëshortes së tij.

Çdo natë, kur jam në shtrat me gruan time, fantazoj të bëj seks me kushëririn e saj më të vogël. Ajo ka qenë vazhdimisht në kokën time që pasi u takuam në festën e Krishtlindjeve vitin e kaluar.

Besoj se edhe ajo mund të ketë ndjenja për mua, por nuk dua të rrezikoj martesën time. Çfarë duhet të bëj? Unë dhe gruaja ime jemi rreth të 30-ve dhe u martuam pesë vjet më parë.

Por kohët e fundit, jeta jonë seksuale s’është më njësoj. Ajo dëshiron të kemi një fëmijë dhe unë nuk jam gati.

Kështu që tani, sa herë që bëjmë seks, ajo më bën të ndihem fajtor për përdorimin e prezervativit. Nuk është më argëtuese apo emocionuese.

Ndonjëherë, e vetmja mënyrë për të arritur kulmin është nëse fantazoj për gra të tjera. Në dhjetor, unë dhe gruaja ime shkuam në një Krishtlindje në shtëpinë e prindërve të saj në fshat.

E gjithë familja ishte atje, gjyshërit, vëllezërit e motrat, hallat, xhaxhallarët dhe kushërinjtë e saj. Ata kishin ardhur të gjithë në dasmën tonë, përveç një kushërire të saj.

Ajo tani është 23 vjeçe dhe e mrekullueshme. Kur hyri në dhomë, nuk mund t’i hiqja sytë nga ajo. Gjatë disa ditëve që ishim atje, kaluam shumë kohë duke biseduar me të.

Ajo dhe unë qëndruam zgjuar më vonë se të gjithë të tjerët, duke pirë dhe duke qeshur. Ishte mjaft flirtuese.

Më pas, kur shkova në shtrat tek gruaja ime bëra seks dhe imagjinoja sikur isha me kushërirën e saj.

Fantazitë e mia janë bërë më të forta që kur kemi ardhur në shtëpi. Ajo shfaqet edhe në ëndrrat e mia. Më bën të ndihem fajtor, sikur ta kem tradhtuar, edhe pse nuk e kam bërë. Çfarë duhet të bëj?