Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave
Drejtori Arben Xhurreta po qëndron në Turqi, në qytetin e Antalias, ku po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në të cilin performojnë ansamble nga e gjithë bota.

Gjatë vizitës zyrtare në Antalia, drejtori Xhurreta pati kënaqësinë të pritet në një takim zyrtar nga dr. Kadir Kumbul, kryetar i Komunës së Serikut. Në takim u diskutua për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar, i cili tradicionalisht mbahet në Antalia dhe ku marrin pjesë ansamble nga shumë vende të botës. Kryetari Kumbul shprehu përkushtimin e tij për forcimin e bashkëpunimit kulturor dhe promovimin e vlerave artistike në nivel ndërkombëtar përmes këtij festivali të rëndësishëm.

Drejtori Xhurreta falënderoi kryetarin Kumbul për respektin dhe mikpritjen e treguar, duke shprehur dëshirën që bashkëpunimi të vazhdojë në të njëjtin frymë mirëkuptimi dhe veprimi të përbashkët edhe në të ardhmen. Ai theksoi veçanërisht rëndësinë që ngjarje dhe organizime të ngjashme kulturore të realizohen edhe në Mal të Zi, gjë që do të kontribuonte më tej në afirmimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e vlerave kulturore.
Info Shqip