Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian e shohin se çfarë po ngjan në Mal të Zi dhe e dinë se Marrëveshja me Emiratet e Bashkuara Arabe është një biznes i rrezikshëm për vendin, tha në Komisionin Kundër Korrupsionit drejtoresha e MANS-it, Vanja Qalloviq Markoviq. Ajo shprehu pakënaqësinë që përfaqësuesit e shumicës parlamentare nuk erdhën për të diskutuar mbi këtë, siç theksoi, çështje aktuale më të rëndësishme. Në rendin e ditës të këtij organi parlamentar është shqyrtimi i aspekteve kundër korrupsionit të Ligjit për Konfirmimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim në Fushën e Turizmit dhe Zhvillimit të Pasurive të Paluajtshme midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Deputetët po votojnë, siç tha Qalloviq, “macen në thes”. Askush nuk ka thënë se po votojnë sepse është një punë e mirë për shtetin, por se bëhet fjalë për kalkulime politike. Kur erdhën në pushtet, thanë se po luftojnë kundër korrupsionit, por tani janë të pangopshëm dhe për këtë arsye nuk janë prezent, gjë që tregon se postet i kanë më të rëndësishme. Një dokument dhe marrëveshje kaq e rëndësishme është në agjendë dhe nuk ka gatishmëri për ta rregulluar, theksoi Qalloviq- Markoviq.
